E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi, vizitë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të vizitojë Brukselin me 7 dhe 8 dhjetor, ku pritet t`i dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën, kanë bërë të ditur burimet e KosovaOnline pranë Bashkimit Evropian.

Gjatë qëndrimin në Bruksel, kryeministri Thaçi do të takohet me presidentin e Këshillit të Evropës Herman von Rompuy dhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, nga të cilët edhe pritet ta pranojë këtë dokument, i cili i hap rrugë dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për këtë çështje, sipas burimeve nga Brukseli, tashmë ekziston një koncensus i anëtarëve të Bashkimit Evropian për rolin konstruktiv që po luan Prishtina në bisedimet me Beogradin dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara.

Komisioni Evropian së fundi ka vlerësuar me nota pozitive progresin e arritur në Kosovë në fushat që lidhen me këtë proces, siç janë riatdhesimi dhe riintegrimi i personave të kthyer dhe regjistri civil.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›