E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekord, 116 milionë dollarë për stolitë e Elizabet Tejlorit

Shitja e 80 bizhuve mendohej se do të kapte shifrat e rreth 20 milionë dollarëve, por arriti në më shumë se dyfishin e rekordit të shumës së një koleksioni të vetëm.

Të gjitha rekordet për perla i theu e famshmja “La Peregrina”, një perlë e shekullit XVI, e cila u shit për plot 11.8 milionë dollarë.

“La Peregrina” iu dhurua Tajlorit nga Richard Burton, person që u martua dy here më aktoren e famshme. Ai e kishte blerë perlën në një ankand në vitin 1969 për 37 mijë dollarë. Një herë e një kohë ajo ishte në pronësi të Mari Tudorit dhe më pas të mbretëreshave spanjolle Margarita dhe Isabel.

Ajo mendohej se do të shitej për 2-3 milionë dollarë, por arriti të thyente edhe rekordin e mëparshëm të shitjes së një perle (“The Baroda”, e cila u shit për 7.1 milionë dollarë).

Në mesin e bizhuve të tjera përfshihet edhe një diamant Taj Mahal (tjetër dhuratë nga Burton për 40-vjetorin e lindjes së Tejlorit, unazë me diamant 33. 19 karat), i cili u shit për 8.8 milionë dollarë. Kjo ishte një shitje rekord për një xhevahir indian.

Ankandi do të vijojë me shitjen e dy fustaneve të nusërisë nga martesat me Burtonin etj. Një pjesë e fitimeve nga shitjet do të shkojnë për Fondacionin e Elizabet Tejlorit, të cilin ajo e themeloi në vitin 1991.

Tejlor, e cila ishte shumë e njohur për rolet e saj në filmat “Kleopatra” dhe “Kush ka frikë nga Virgjinia?”, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare në Los Anxheles, në muajin mars.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-12-14 12:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›