E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, 1 i vdekur nga përleshjet e myslimanëve me të krishterët

Një i ri i krishterë është qëlluar për vdekje në luftimet me myslimanët, në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Përleshjet shpërthyen kur një grup të krishterësh bllokuan një autostradë në jug të Kajros dhe luftuan me myslimanët, që donin të kalonin.

Të krishterët po protestonin për të dytën ditë me radhë për shkak të djegies së një kishe në një lagje të Kajros, ditën e diel.

Ky incident ndodhi pas mosmarrëvjeshjeve të shkaktuara nga marrëdhënia e një mashkulli të krishter dhe një gruaje myslimane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›