Libi, Gedafi “mashtron” gazetarët
Javën e shkuar, Gedafi doli para mediave ndërkombëtare, ku ishin edhe BBC, ABC dhe Sunday Times për të shuar interesimin e madh të tyre për situatën në vend.
Lideri i Libisë, Muamar Gedafi i është shmangur një konference për mediat ndërkombëtare në Tripoli.
Gazetarët ndërkombëtarë, pasi priten plot 9 orë në ambientet e një hoteli në Tripoli, mësuan se koloneli kishte anuluar gjithçka duke dhënë intervistë vetëm për televizionin shtetëror francez TF1 dhe një televizion turk.
Javën e shkuar, Gedafi doli para mediave ndërkombëtare, ku ishin edhe BBC, ABC dhe Sunday Times për të shuar interesimin e madh mediatik që paraqet situata në Libi.