Austri, ish-gjenerali i Bosnjës lirohet me kusht

Një gjykatë në Austri ka liruar me kusht ish-gjeneralin ushtarak të Bosnjes, Jovan Divjak i cili u arrestua me akuzën për krime lufte.
Divjak, që ishte akuzuar lidhur me sulmin në vitin 1992, kundër konvojit të trupave gjatë bllokadës së Sarajevës, ishte arrestuar të enjten.
Ai u lirua pas pagesës prej 500 mijë eurosh, por ai nuk lejohet që të largohet nga Austria, derisa të përfundojnë procedurat për ekstradim.
Ministri i jashtëm i Austrisë ka deklaruar më herët se vendi i tij nuk do ta dorëzoj Divjakun në Serbi.