E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, bora bllokon rruget, mbyllen shkollat

Vala e të ftohtit që ka prekur Turqinë solli sot reshje të dendura dëbore dhe ulje të temperaturave që shkaktuan bllokimin e trafikut rrugor dhe ajror në një pjesë të vendit.
Dëbora vazhdon të bjerë  në ditën e dytë radhazi në kryeqytetin Ankara, ku është bllokuar trafiku rrugor pavarësisht përpjekjeve të bashkisë.

Shkollat janë mbyllur në qytet për shkak të dëborës që e kaloi trashësinë 50 centimetra në qendër të qytetit.
 

Linjat rrugore dhe hekurudhore mes Ankarasë dhe disa qyteteve janë bllokuar. Disa fluturime nga kryeqyteti janë anuluar, njoftuan televizionet.
 

Në Stamboll, në veriperëndim, reshjet e dëborës kanë rënduar qarkullimin në disa akse rrugore në periferi të pjesës aziatike të metropolit më të madh turk, i banuar nga më tepër se 12 milionë banorë, por rrugët kryesore ishin të hapura.
 

Rreth 3 000 punonjës të bashkive janë duke punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga dëbora, shtuan burime mjekësore.
 

Autoritetet aeroportuale po bëjnë përpjekje për të mos lejuar bllokimin e trafikut ajror në Stamboll. Shërbimet meteorologjike njoftuan ndërprerjen e reshjeve të dëborës ditën e premten në Ankara dhe Stamboll.
 

Ndërkohë qindra fshatra janë bllokuar nga dëbora në qendër dhe veri të Turqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›