E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seancat ne kongres shqetesim per komunitetin mysliman ne SHBA

Kryetari i Komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per Sigurine Kombetare Peter King do te hape me 10 mars seanca me pyetje pergjigje per ate qe e ka cilesuar si radikalizimi i amerikaneve myslimane. Ligjvenesi King thote se ka nje detyrim per te hetuar ato qe i shikon si kercenime terroriste nga disa elemente ne komunitetin mysliman te Shteteve te Bashkuara. Por kritiket thone se seancat do te hedhin nje drite negative mbi miliona amerikanet e moderuar qe perbejne ate komunitet.

Pjesetare te elektoratit te ligjvenesit King u mblodhen para zyres se tij ne Long Island te Nju Jorkut per te kundershtuar seancat

Por edhe per te shprehur mbeshtetje

Nder perkrahesit eshte banori Richard Lazevnick

Kemi lejuar te futen cdo lloj njerezish pavaresisht nga bindjet e tyre. Nese nuk beson ne traditen amerikane ne qeverine dhe sistemin tone ligjor atehere nuk ke vend ne Amerike.

Ne Shtetet e Bashkuara ka rreth 7 milione myslimane nder te cilet perfshihen njerez nga te gjitha sferat e jetes nje prej tyre eshte anetari i pare mysliman ne Kongres ligjvenesi Keith Ellison. Ai do te jete nje nder ata qe do te japin deshmi gjate seancave.

Zyra e ligjvenesit King nuk iu pergjigj kerkeses se Zerit te Amerikes per komente por faqja e tij ne internet perfshin nje artikull te CNN-it ku pasqyrohen pikepamjet e tij per perhapjen e radikalizmit mysliman ne Amerike

Ne vitin 2004 thashe se 80 per qind e xhamive ne Amerike kontrolloheshin nga ekstremistet. Kjo bazohej ne deshmine qe dha ne vitin 2000 Sheik Kabani i cili mori pjese ne nje seance deshmish te Departamentit te Shtetit. Per sot nuk kam shifra. Mund te jete me shume se 80 per qind mund te jete me pak.

Lutjet ne xhamine Masxhid al-Abidin ne Bruklin te Nju Jorkut bucasin permes altoparlantit ne menyre qe te degjojne te gjithe. Nder ata qe po marrin pjese ne lutje eshte Drejtori Ekzekutiv i Keshillit te Udheheqjes Islamike te Nju Jorkut Zahir Udin i cili shprehet se shifra prej 80 per qind eshte nje mit

Mund te kete disa xhami. Por nuk kemi dijeni per xhami te tilla edhe nese ekzistojne. Nese Peter King ka dijeni duhet ti identifikoje keto xhami specifike.

Zoti Udin thote se vetem 5 per qind e akteve te brendshme terroriste kryhen nga myslimanet dhe shton se organizata e tij i denon keto akte. Nje studim i ri i Universitetit Duke tregon se autoritetet amerikane zbuluan 48 nga 120 komplotet myslimane terroriste qe nga viti 2001 fale informatave nga komuniteti mysliman.

Te dielen hebrej dhe myslimane u mblodhen ne Sheshin Times Square ne Nju Jork per te protestuar kunder seancave. Imam Faisal Abdul Rauf i cili po punon per ndertimin e nje Qendre Islamike ne Manhatan kundershton vemendjen ekskluzive qe ligjvenesi King i ka kushtuar ne kete ceshtje fese islame

Ekstremizmi shfaqet ne te gjitha besimet. Ka ekstremiste e radikale amerikane ashtu sic ka ekstremiste e radikale myslimane. Duhet ti japim fund ciklit te radikalizimit.

Nje raport i FBI-se konfirmon se kercenimet terroriste nga elemente te brendshem ne Shtetet e Bashkuara variojne nga neo-nazistet e bardhe dhe eko-terroristet e deri tek anarkistet dhe separatistet. Por zoti King nuk pranon te ndryshoje temen e seancave. Ai thote se keto seanca synojne te tregojne se komuniteti mysliman pergjithesisht perbehet nga amerikane te mire por udheheqja e tij nuk po ben ate qe duhet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›