E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, 51 të vdekur në një aksident rrugor

Minia -Si pasojë e një aksidenti automobilistik, të paktën 51 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në provincën egjiptiane Minia. Ngjarja e rëndë ndodhi kur një autobus doli nga rruga dhe u fundos në një kanal, njoftuan burimet egjiptiane të sigurisë. Autobusi ishte i tejmbushur me pasagjerë në çastin e aksidentit. Një tjetër burim shtoi se drejtuesi i autobusit ishte përpjekur të mënjanonte një përplasje ballore me një makinë tjetër dhe ra në kanalin Ibrahimia, një nga kanalet vaditës më të mëdhenj në botë.

Gjendja e rrugëve dhe drejtimi i automjeteve, që lë shumë për të dëshiruar, e kanë shndërruar Egjiptin në një nga vendet me numrin më të madh në botë të viktimave nga aksidentet rrugore

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›