Sllovenia: Zagrebi të pranojë kushtet e Lubjanës
Lubjanë -Kryeministri slloven Borut Pahor, deklaroi sot Sllovenia nuk ka arsye që të bllokojë negociatat e Kroacisë për anëtarësim në BE, nëse Zagrebi pranon kushtet e Ljubjanës për mosmarrëveshjet për kufirin. ''Sllovenia ka ndërmarrë të gjitha mjetet e domosdoshme që të mbrojë interesat e saj kombëtare në negociatat për anëtarësim të Kroacisë në BE dhe ka treguar vullnet të mirë që t'i mundësojë Zagrebit vazhdimin e negociatave, por tani gjithçka varet nga pala kroate''-deklroi ai.
Pahor theksoi se Zagrebi ka disa ditë afat që të pranojë ofertën sllovene për marrëveshje, duke shtuar se në të kundërtën, në konferencën për Kroacinë më 19 dhjetor, vendi "nuk do ta realizojë përparimin e nevojshëm".
''Është në interes të dy vendeve është që të gjendet zgjidhje e përshtatshme për mosmarrëveshjet, me qëllim që të mos mundësohet fuqizimi i këtyre forcave politike në Slloveni të cilat propozojnë organizimin e referendumit për pranimin e Kroacisë në BE'', deklaroi Pahor.