E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, 75 të vdekur gjatë përleshjeve mes islamikëve dhe policisë

KAJRO- Të paktën 75 përkrahës të presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohamed Morsi kanë mbetur të vdekur gjatë përleshjeve me policinë mëngjesin e sotëm, në rrugën e aeroportit, në Kajro, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Burimet zyrtare njoftuan për 75 të vdekur dhe 1 000 të plagosur gjatë përleshjeve me policinë në rrugën e aeroportit.

Një bilanc i mëparshëm njoftonte për 23 të vdekur.

"Përleshjet shpërthyen mëngjesin e sotëm mes protestuesve dhe policisë", theksuan burime mediatike egjiptiane.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›