E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrijnë në Kolegjin Zgjedhor kutitë e Kukësit, rinumërimi nga Gjykata e Apelit

TIRANË- Kolegji Zgjedhor, sipas vendimit të marrë të premten në mbrëmje, pritet të rinumërojë të shtunën 15 kutitë e votimit të qarkut Kukës, ku LSI pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në vendimin e tij Kolegji urdhëroi KQZ-në, që brenda paradites sotme (ora 11:00), të dorëzojë kutitë e qendrave që do të rinumërohen, në selinë e Gjykatës së Apelit, ku do të zhvillohet ky proces.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të Partisë Demokratike. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›