E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, pranga 42-vjeçarit të dënuar në Itali

Në pranga ra shtetasi, Dhimitraq Janku, i cili u arrestuar gjatë një aksioni në banesën e tij në fshatin Mifol, 20 km në veri të Vlorës.

Aksioni nisi pasi gjykata e Vlorës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit "arrest në burg".  "Janku është dënuar nga Gjykata e Venecias në Itali, me 5.5 vjet burg për veprën penale të shfrytëzimit dhe favorizimit të prostitucionit, por kishte arritur t’i shpëtonte drejtësisë së vendit fqinj dhe kishte ardhur në Shqipëri", sqaruan burimet e policisë.

Në zbatim të marrëveshjeve mes dy vendeve, gjykata vendosi arrestimin e Jankut, i cili do të ekstradohet më pas për në Itali, sipas procedurave përkatëse. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-01 12:11
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›