Kakavijë, sekuestrohet drogë në autobusin Tiranë-Athinë

Për drogën, forcat e rendit i kanë vënë prangat shtetasit Jorgo Thimjo, 27-vjeç nga fshati Labovë e Vogël.
Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës, bënë të ditur se lënda narkotike, e mbështjellë me letër natriban dhe e maskuar si çokollatë, ishte fshehur në autobusin e linjë ndërkombëtare Tiranë-Athinë.
"Ndaj 27 vjeçarit kanë nisur procedurat ligjore për paraburgimin e tij", vijon komunikata. Policia sqaroi se lënda narkotike ishte blerë në Tiranë për 400 euro nga një person ende i paidentifikuar./S.Ll/Start/
2011-02-01 11:55