E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt Hoxhaj takon perfaqesues te KKT


Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me përfaqësues të Këshillit Tranzitor të Libisë.

Në këtë takim, ministri i ka informuar ata për vendimin e Republikës së Kosovës, që të pranojë këtë Këshill si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Nga ana tjetër, Faiz Jibril, përfaqësues i kongresit popullor të Libisë, ka thënëse politika e Gaddafi-t tashmë ka marrë fund në Libi.

Ai ka shtuar se Gaddafi asnjëherë nuk ka përfaqësuar mendimin e shumicës së popullit, por gjithmonë interesat personale.

“Libia është vonuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ka qenë njëra nga katastrofat më të mëdha të Gaddafi-t. Jam pajtuar me ministrin Enver Hoxhaj që të fillojmë vendosjen e kontakteve për të arritur deri te njohja”, ka thënë ai.

Në ditën përmbyllëse të vizitës në Egjipt, shefi i diplomacisë kosovare ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të partive politike, liderë shpirtëror dhe përfaqësues të shoqërisë civile të Egjiptit.

Kosova, nga sa kanë raportuar në ditët e fundit mediat lokale, është njohur nga shtetet afrikane të Gibonit, Arika Qendrore, Guinea Konakri, Benini dhe Nigeri.

Ndërkohë, misteri mbetet mbi Nigerinë, për të cilën u tha se e njohu pavarësinë, por më vonë u përgënjeshtrua.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tensionohet situata në Mitrovicë
Tensionohet situata në Mitrovicë. Një ditë nga vënia në jetë e planit të qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31, plan ky i miratuar edhe nga ndërkombëtarët, banorët serbë në veri të qytetit kanë përshkallëzuar protestën. BE, dritë jeshile planit për veriun
EULEX-i dhe Zyra Civile Ndërkombëtare mbështesin plotësisht planin e qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e doganave në veri të Kosovës. Mitrovica dy ditë para
Prishtina dhe Beogradi duket se po i mbledhin forcat rreth veriut të Kosovës. Teksa Prishtina zyrtare po bëhet gati për rikthimin nën kontroll të dy pikave kufitare në Mitrovicën e veriut, serbët lokalë tashmë po japin paralajmërimet për parandalimin e planit të Prishtinës.
Rasmussen: Të shmanget dhuna në veri
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen do të vizitojë të enjten Kosovën, në përpjekje për të ulur tensionet në pikat kufitare në veri.
LDK: Katrahurë me politikën e jashtme
LDK ka adresuar sot një seri kritikash ndaj qeverisë kosovare, e cila sipas saj po dëmton imazhin e Kosovës dhe procesin e njohjeve me papërgjegjshmërinë e saj.

Lajmet kryesore

Përleshje me armë në mes të Tiranës
Policia përplaset me grabitësit, 3 të plagosur, 2 në pranga
Greqia, “pjesë integrale e eurozonës”
Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Liderët e NATO-s, sot në Libi
Arvizu: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›