Tension në Mitrovicë, serbët bllokojnë urën e Ibrit
TIRANE- Qindra serbë, pak para mesnate kanë bllokuar urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Media kosovare, raporton se protestuesit kanë thyer kamerat e sigurisë, që ishin të vendosura në urë dhe kanë shkarkuar mbi te disa kamionë me zhavorr për të ndaluar qarkullimin e plotë.
Gjatë kohës kur ka ndodhur shkarkimi i zhavorrit nga kamionët, karabinierët italianë, të cilët kanë qenë prezentë në cepin verior të urës, janë tërhequr në pjesën jugore të qytetit.
Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se rreth orës 1.00 pas mesnate, serbët kanë tentuar të bllokojnë edhe rrugën që ndodhet rreth 100 metra përtej zonës së ‘Tre rrokaqiejve’, por kanë hasur në rezistencë të banorëve shqiptarë nga fshati Suhodoll, të cilët i kanë penguar dhe ata janë detyruar të zmbrapsen.
Forca të mëdha të KFOR-it dhe policisë me automjetet e tyre, duke përfshirë këtu edhe tanket, kanë qëndruar deri rreth orës 2.00 të mëngjesit të së enjtes mbi urën kryesore të Ibrit për të parandaluar agravimin e situatës. Nderkaq dhjetra qytetarë shqiptarë janë mbledhur pranë cepit jugor të urës , por pa u përfshirë në trazira.
(s.g/BalkanWeb)