BE drite jeshile planit per veriun

EULEX-i dhe Zyra Civile Ndërkombëtare mbështesin plotësisht planin e qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e doganave në veri të Kosovës.
Në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra e shtypit e EULEX, thuhet se marrëveshja e arritur në Bruksel më 2 shtator, për pranimin e vulave doganore dhe mundësinë e lirisë së lëvizjes dhe mallrave është një hap i rëndësishem dhe hap perspektivën europiane për Kosovën dhe Serbinë.
“Ne jemi konsultuar me autoritetet kosovare për procesin e implementimit të kesaj marrëveshjeje dhe plani që ka rezultuar nga këto konsultime ka për qëllim përmirësimin e sundimit të ligjit në portat kufitare të veriut të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.
“Ndaj, BE pret që embargot ndaj tregtisë midis Kosovës dhe Serbisë tani të hiqen”, vazhdon komunikata në të cilën theksohet se plani hyn në fuqi më 15 shtator.
Në vijim jepen qëndrimet e shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini.
Zoti Gentilini për këtë ka thënë: “Është shumë pozitive që autoritetet e Kosovës janë konsultuar me ne rreth kësaj. Shpresoj që kjo të mundësojë implementimin e marrëveshjes së arritur në tavolinën e dialogut. Plani duhet të ndihmojë që të ndalojë kontrabandën dhe të përmirësojë sigurinë në zonën e vetme doganore të Kosovës”.
Ndërsa udhëheqësi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka thënë: “E gjitha kjo ka të bëjë me përmirësimin e sundimit të ligjit në veri e që është në interes të të gjithë qytetarëve që i binden ligjit. Për këtë punon edhe EULEX-i. Në portat kufitare do ketë ekipe të përziera. Puna operacionale do të bëhet nga EULEX-i, sipas mandatit të tij”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tensionohet situata në Mitrovicë
Tensionohet situata në Mitrovicë. Një ditë nga vënia në jetë e planit të qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31, plan ky i miratuar edhe nga ndërkombëtarët, banorët serbë në veri të qytetit kanë përshkallëzuar protestën. Mitrovica dy ditë para
Prishtina dhe Beogradi duket se po i mbledhin forcat rreth veriut të Kosovës. Teksa Prishtina zyrtare po bëhet gati për rikthimin nën kontroll të dy pikave kufitare në Mitrovicën e veriut, serbët lokalë tashmë po japin paralajmërimet për parandalimin e planit të Prishtinës.
Egjipt, Hoxhaj takon përfaqësues të KKT
Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me përfaqësues të Këshillit Tranzitor të Libisë. Rasmussen: Të shmanget dhuna në veri
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen do të vizitojë të enjten Kosovën, në përpjekje për të ulur tensionet në pikat kufitare në veri.
LDK: Katrahurë me politikën e jashtme
LDK ka adresuar sot një seri kritikash ndaj qeverisë kosovare, e cila sipas saj po dëmton imazhin e Kosovës dhe procesin e njohjeve me papërgjegjshmërinë e saj.
Lajmet kryesore
Përleshje me armë në mes të Tiranës
Policia përplaset me grabitësit, 3 të plagosur, 2 në pranga
Greqia, “pjesë integrale e eurozonës”
Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Liderët e NATO-s, sot në Libi
Arvizu: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit