E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snoop Dogg nderon Tupac’un

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 08:51

Snoop Dogg dhe DMC kanë nderuar reperin më të mirë të të gjitha kohërave, Tupac Shakur, me rastin e përvjetorit të 15-të të vdekjes së tij.

Snoop Dogg dhe DMC shfrytëzuan Twitterin për të nderuar reperin e madh, i cili ishte qëlluar për vdekje në një pritë të organizuar në Las Vegas më 13 shtator të vitit 1996.

“Një moment heshtje për Tupac Shakur”, shkroi Snoop Dogg, përderisa DMC u shpreh: “U preftë në paqe Tupac. Unë shpesh herë pyes veten se në çfarë gjendje do të ishte Twitteri po të ishte ai gjallë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›