E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt: Mbrëmje letrare kushtuar Kosovës

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 16:17

Nën kujdesin e veçantë të Prof. Dr. Beqir Ismailit, themelues dhe drejtor i agjencisë informative Alba-Press, në Kairo, u mbajt një mbrëmje letrare kushtuar Kosovës.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe një simpozium për vlerat e letërsisë dhe të kulturës së dy popujve dhe dokumentari i Ismailit "Kosova mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes" .

Profesor Ismaili falënderoi poetët për pranimin e ftesës, ndërkaq pjesëmarrjen e tyre e cilësoi si shprehje të respektit ndaj popullit të Kosovës e letërsisë shqiptare, derisa kërkoi që edhe poetët e shkrimtarët të marrin barrën e përgjegjësisë së intelektualëve liridashës dhe të kërkojnë njohjen e Kosovës.

Gjatë mbrëmjes folën edhe poeti Muhamed Fajid Osman, autor i poemës me 84 strofa “Çlirimi i Kosovës, dedikuar pavarësisë së Kosovës, por edhe shumë poet, shkrimtarë dhe veprimtarë të tjerë egjiptianë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›