E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali bënharakiri vetëm 4-4me Njukasëll

ANGLI- Ka shumë sezone që të gjithë pyesin se çfarë i mungon Arsenalit për të fituar titullin kampion. Përgjigja gjendet në ndeshje si ajo me Njukasëllin ditën e sotme, një 90 minutësh i çmendur, ku “fëmijët” e Arsen Venger kanë hedhur poshtë 3 pikë tepër të çmuara. “Topçinjtë” kanë kryesuar 4-0 në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën kanë pësuar një “black-out” të pabesueshëm, duke pësuar 4 gola dhe duke mos marrë më shumë se 1 pikë ndaj një skuadre që këtë vit është ngjitur në Premier Ligë. Në ndeshjen e Arsenalit ndikoi disi kartoni i kuq i Diabi në fillimin e pjesës së dytë, megjithatë duket tepër e çuditshme sesi një skuadër e tillë nuk arrin të ruajë diferencën e 4 golave. Ndërkohë, ka fituar lehtësisht Mançester Siti, që mposhti 3-0 në shtëpi Ues Bromuiç. Një tripletë e Karlos Tevez i ka mjaftuar skuadrës së Mançinit për të marrë fitoren. Më mirë se argjentinasi dje ka qenë sulmuesi i Evertonit Luis Saha, që shënoi 4 gola në takimin ndaj Blekpulit, të cilin vendasit e Devid Mojes e fituan 5-3. Tri pikë edhe për Totenhemin, që mposhti 2-1 Boltonin në minutat e fundit, ndërsa përfundoi në barazim 2-2 sfida mes Aston Vilës e Fulhamit. Takimi i parë i luajtur të shtunën, ai mes Stouk dhe Sandërlend, mbaroi me fitoren 3-2 të vendasve, që shënuan dy gola në minutat e fundit.

ANGLI
Dje
Stouk-Sandërlend 3-2
Njukasëll-Arsenal 4-4
Totenhem-Bolton 2-1
A.Vila-Fulham 2-2
Everton-Blekpul 5-3
Man.City-Uest B. 3-0
Uigan-Blekbërn 4-3
Ulves-Man.UTD
Sot
Uest Hem-Birmingam
Çelsi-Liverpul
RENDITJA
Man.UTD 54
Arsenal 50
Man.City 49
Çelsi 44
Totenhem 44
Sandërlend 37
Liverpul 35
Bolton 33
Stouk 33
Blekbërn 31
Njukasëll 31
Fulham 30
Everton 30
A.Vila 29
Blekpul 28
Uest Brom 26
Uigan 26
Birmingam 24
Uest Hem 24
Ulves 21
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›