E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubaraku edhe 15 ditë të tjera në paraburgim

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA njofton se prokuroria e Egjiptit ka dhënë edhe 15 ditë të tjera paraburgim për ish presidentin Hosni Mubarak për shkak të hetimeve që po bëhen për krime.

Mubaraku, i cili u përmbys në muajin shkurt, ndodhet në paraburgim në një spital në Sharm el-Sheik.

Atij iu caktua masa e paraburgimit më 13 prill bazuar mbi dyshimet për ndërlidhje me shtypjen e dhunshme të protestave dhe korrupsion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›