Kreu i KB fton Gadafin t`i ndalë luftimet

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun i ka ripërsëritur thirrjen autoriteteve të Libisë t`u japin fund luftimeve dhe "të ndalin vrasjet e njerëzve".
Ban i bëri këto komente në Moskë në kohën e shqetësimeve të Rusisë se aksionet e Perëndimit në Libi mund ta tejkalojnë mandatin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit.