E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri: Pesë të vrarë në protesta

Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se të paktën pesë protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë në protestat e sotme në qytetet e Sirisë.

Nuk është e qartë se ku janë vrarë protestuesit. Më herët u raportua se në qytetet Hama dhe Homs, forcat e sigurisë përdorën municion luftarak për të shpërndarë protestuesit.

Forcat e sigurisë gjithashtu kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 2 mijë protestuesit në Damask.

Protestat e sotme u mbajtën përkundër heqjes së gjendjes emergjente, e cila ishte në fuqi për 48 vite.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›