Viktima në përleshjen në kufirin Tajlandë-Kamboxhë
Trupat tajlandeze dhe kamboxhiane kanë shkëmbyer sot zjarr artilerik në incidentin lidhur me mosmarrëveshjen e vjetër ndërkufitare, ndërsa ushtritë thanë se janë vrarë gjashtë ushtarë.
Të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për përshkallëzimin e armiqësive, të cilat pasuan përleshjen katër ditore të dy vendeve në rajonin e njëjtë në muajin shkurt.
Raportet mes dy vendeve janë acaruar për shkak të zonës rreth një tempulli budist, të cilën e pretendojnë të dyja shtetet.