Papa Benedikti i XVI denoncohet në Hagë
Dy avokatë gjermanë kanë dërguar në Gjykatën e Hagës një akuzë të përmbledhur në 51 faqe, në të cilën, përpara Prokurorit të Gjykatës Supreme, Luis Moreno Ocampo, e akuzojnë atë për krime kundra njerëzimit.
Tre janë akuzat, të cilat sipas avokatëve gjermane, deri tani kanë mbetur të pa denoncuara.
Sipas Christian Sailer dhe Gert-Joachim Hetzel, residente në Marktheidenfeld të Bavarisë, Papa është përgjegjës për:
1. Mbështetjen e një regjimi totalitar dhe shtrëngues që synon të vërë nën kontroll anëtarët e tij me kërcënime terroriste dhe të dëmshme për shëndetin.
2. Ndalimin e përdorimit të prezervativëve, në një kohë kur rreziku nga sëmundje si HIV-AIDS egziston ende. Mbrojtjen dhe mbulimin e krimeve seksuale të shkaktuara nga priftërinj katolike, madje dhe trajtimi preferencial i tyre, që lehtëson krime të tjera.
3. Një krim tjetër sipas tyre është edhe "rekrutimi" i anëtarëve të rinj nëpërmjet procesit të pagëzimit të fëmijëve, të cilët akoma nuk kanë përpunuar një vullnet të tyrin.