E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Obama drekon me Romnin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka drekuar me ish rivalin e tij politik në zgjedhjet presidenciale, republikanin Mit Romnin. Një premtim ky që është mbajtur nga Obama, ai për të ftuar për drekë në Shtëpinë e Bardhë sfiduesin e tij, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale. Sigurisht që asnjëri nga të dy nuk ka thënë se cilat kanë qenë temat e takimit. Por zërat kanë konfirmuar se ëshët folur për rolin e lidershipit amerikan në botë dhe për rëndësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta ruajnë këtë rol. Ftesa është një premtim që Obama e kishte bërë në Cikago, gjatë festës për rizgjedhjen si president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›