Shtypi britanik rregullat e reja publiku dhe politika te ndare per ligjin
Shtypi britanik, ka dalë i rrënuar pas raportit Leveson, dhe politika është e ndarë për atë që duhet të bëjë, pas skandalit të përgjimeve të paligjshme. Kryeministri Dejvid Kamerun, ka mbetur i vetëm , duke kundërshtuar amendimin e ligjit për median. Zëvendësi i tij Nik Kleg, nga ana e tij shprehet se duhet një normë. Lideri i opozitës Ed Millibend, kërkon një ligj që të merret dhe me anën e mirëbesimit për të respektuar në këtë mënyrë vërejtjet e lord Leveson, prokurori që ka përgatitur dhe raportin. Por dhe ata të cilët e kanë pësuar nga mediat britanike dëshirojnë që politika të marrë përgjegjësinë e saj. Një avokat i familjeve të viktimave është shprehur se para provave të qarta dhe disa herë shokuese, është nevoja e krijimit ët një rregullatori të fortë dhe të pavarur. Sipas tij është momenti që politikanët të lënë mënjanë marrëdhëniet e tyre personale me botuesit dhe gazetarët.