Egjipt, Nabil al-Arabi, sekretar i Lidhjes Arabe

Ministri i Jashtëm egjiptian Nabil al-Arabi është zgjedhur sot si sekretar i ri i përgjithshëm i Lidhjes Arabe. Këtë lajm e kanë bërë me dije burime nga selia e organizatës për gazetarët në Kajro. Ai vjen pas Amr Mussa, i cili mund te garojë për president në Egjipt.