E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, fushatë dinamike, por pa flamuj

Programe partiake, broshura, fotografi të kandidatëve me sloganet partiake, por edhe më pak flamuj partiakë, janë pjesët e mozaikut të fushatës zgjedhore që do të fillojë të hënën në Maqedoni.
 

Partitë politike janë bërë gati për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare dhe ato në strategjitë e tyre, kanë para- përgatitur fushatën efektive dhe dinamike duke përfshirë të gjitha zonat e vendit.
 

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Abdilaqim Ademi, të dielën në një konferencë shtypi, bëri të ditur se partia të cilës i takon ai gjatë fushatës zgjedhore nuk do të vendosë flamuj partiakë nëpër shtylla. Ai tha se, ky vendim është marrë për të kontribuar për atmosferë më të qetë parazgjedhore.

Edhe partitë e tjera opozitare shqiptare në Maqedoni kanë propozuar që fushata për zgjedhjet parlamentare të bëhet pa flamuj nëpër shtylla në rrugët kryesore të qyteteve, ndërsa materialet propaganduese dhe flamujt, të vendosen kryesisht nëpër shtabet e partive.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›