E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, vrasje horror në rrugët e Tenerifes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë. Një 60 vjeçare britanike është ndjekur e më pas është vrarë mizorisht nga një i pastrehë bullgar në qytetin e Tenerifes.
Viktima është identifikuar si Jennifer Mills, e cila po ndiqej nga maniaku 28 vjecar bullgar, Deyan Valentinov, e për të gjetur shpëtim u është drejtuar zyrave të një agjencie sigurimi.

Stafi në këtë zyrë pohoi për autoritetet spanjolle se ajo ishte e përlotur dhe e tmerruar dhe doli prej andej pasi rojet e sigurisë kontrolluan rrugët dhe i thanë se gjithcka ishte në rregull.

Fatkeqësisht, pasi doli nga zyra e sigurisë, agresori vazhdoi ta ndjekë për ta arritur në një supermarket. Aty, vrasësi ka goditur disa herë me thikë 60 vjecaren në fyt, duke i prerë më pas kokën. Pas kësaj e ka marrë atë dhe e ka futur në çantë.

Pak minuta më vonë, i gjakosur ai është përplasur me një motor në rrugët e Tenerifes për t`u ndaluar më pas nga forcat e policisë.

Deyanov, sipas autoriteteve spanjolle rezulton me precedentë të mëparshëm paqendrueshmërie psiqike. Autoritetet thanë se ai po mbahet në një spital psikiatrik të sigurisë së lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›