Kapen dy kosovarë, mashtrues bankash

Dy shtetas kosovarë, përmes dokumenteve të falsifikuara, kanë arritur që të grabisin një sasi të konsiderueshme të parave nëpërmjet bankave.Ata mbushnin fletëpagesa bankare në emër të bizneseve të ndryshme gjermane, ndërsa bankat i dërgonin paratë e këtyre bizneseve në llogaritë e dy kosovarëve.
Dy grabitësit e perfeksionuar i dërgonin bankës, kërkesën se gjoja kanë humbur kartën e biznesit dhe pas kësaj, banka menjëherë i dërgonte kartën bankare të dubluar në emër të biznesit.
Gjatë kontrollit dhe bastisjes së banesave të tyre në Eislingen dhe Memingen, janë gjetur dokumente të falsifikuara, pasaporta false, letra për transferta bankare, pajisje elektronike. Gjykata hetuese ka nisur të përgatisë aktakuzën për dy shtetasit e Kosovës.