Egjipt, Presidenti shkarkon qeverinë

Mubarak gjithashtu ka shkarkuar qeverinë e tij dhe theksoi se një kabinet i ri qeveritar do të shpallet të shtunën.
Ky ishte komunikimi i parë me shtypin i Mubarak-ut që prej fillimit të protestave, gjatë të cilave të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Dhjetëra mijëra persona morën pjesë në protestat në Kajro, Suez, Aleksandri dhe qytete të tjera. Protestuesit rrethuan televizionin shtetëror dhe Ministrinë e Jashtme teksa i vunë flakën selisë së partisë në pushtet DNP.
Sipas burimeve mediatike, të premten në Suez u vranë të paktën 13 persona, teksa në Kajro u vranë pesë protestues. Këto vrasje e çojnë numrin e viktimave në 26 që prej fillimit të protestave të martën.
/Start/F. Prroni/
2011-01-29 09:37