Serbi, dorëhiqetministri i Shëndetësisë
BEOGRAD- Ministri serb i Shëndetësisë, Tomica Milosavljevic, dha dorëheqjen sot pas afro nëntë vjetëve në këtë detyrë. Lajmi bëhet I ditur nga agjencia e lajmeve BETA.
Milosavljevic, i ngarkuar me departamentin e shëndetësisë që prej vitit 2002 në katër qeveri, deklaroi për shtypin se dorëheqja e tij ishte për "arsye personale", që nuk donte t'i bënte publike.
Kryeministri, Mirko Cvetkoviç, pritet të propozojë një ministër të ri në këtë post sapo Parlamenti të aprovojë dorëheqjen e Milosavljeviçit, në seancën e radhës.
Milosavljeviç shkaktoi polemika në vend në pranverë të vitit të kaluar, kur media zbuloi se ai kishte preferuar të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në Gjermani dhe jo në Serbi.
(e.n/ata/BalkanWeb)