Clinton Kosova pune pozitive gjate 2010-es

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka vlerësuar veprimtarinë e institucioneve të Kosovës gjatë vitit që sapo lamë pas.
Në një letër dërguar ministres së Jashtme Vlora Citaku, Clinton ka përshëndetur sukseset e arritura dhe bashkëpunimin “e sinqertë” mes dy vendeve.
“Uroj që 2011-a të jetë viti i realizimit të aspiratave të popullit tuaj”, është shprehur shefja e diplomacisë amerikane në mesazhin e saj.
Vitin e kaluar Clinton vizitoi personalisht Prishtinën dhe në takimet e zhvilluara me autoritetet lokale porosia kryesore ishte fillimi i bisedimeve me Serbinë.