E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, Vëllazëria Myslimane shpall fitoren

Partia për Liri dhe Drejtësi e Egjiptit, që është krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, ka njoftuar të hënën se kandidati i saj, Muhamed Mursi, ka fituar zgjedhjet presidenciale të 16 dhe 17 qershorit.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të internetit, Vëllazëria Myslimane e ka deklaruar Mursin “presidentin e parë egjiptian të zgjedhur nga populli”.

Sipas rezultateve të fundit jozyrtare, Mursi ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, Ahmed Shafik, ka marrë 48 për qind të tyre.

Autoritetet zgjedhore thonë se rezultatet zyrtare do të shpallen më 21 qershor.

Shtabi i Shafikut nuk ka bërë publik ndonjë rezultat.

Këto kanë qenë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt, që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në revoltën popullore të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›