SHBA, Ndërron jetë simboli i tensioneve raciste

Simboli i tensioneve të racizmit në Los Angelos, Rodni King, ka ndërruar jetë në moshën 47- vjeçare.
Ai është gjetur i vdekur në pishinën e tij.
King është rrahur nga policia e Los Angelosit në mars të vitit 1991, ndërsa pamjet e dhunës janë kapur me kamera.
Lirimi i policëve të përfshirë më 29 prill të vitit 1992 ka shkaktuar trazira në Los Angelos, nga të cilat janë vrarë mbi 50 persona.
Duke folur para 20 vjetorit të kësaj ngjarjeje, King ka thënë se racizmi duhet ende të sfidohet.