Nigeri, 36 të vrarë nga sulmet në kisha

Të paktën 36 persona janë vrarë nga sulmet që disa kisha në veri të Nigerisë.
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet në tre kisha të Kadunas, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve zyrtare, 20 persona kanë gjetur vdekjen gjatë përleshjeve ndërmjet të rinjve të krishterë dhe atyre myslimanë.
Përgjegjësinë për sulmet në kisha nuk i ka marrë asnjë grup, por dyshimet bien mbi sektin islamik, Boko Haram.