E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle bisedon me Natanjahun dhe Abaz

Në përfundim të udhëtimit të tij pesëditor në Lindjen e Mesme, ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle do të zhvillojë bisedime me presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Westerwelle do të përpiqet këtë të mërkurë në Rramallah dhe Jeruzalem që të përpiqet për një ringjallje të procesit të paqes. Zyrtarisht negociatat mes Izraelit dhe palestinezëve tashmë janë ngrirë që prej shtatorit të vitit 2010. 

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman vuri në pah rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në procesin e paqes. Pozicioni i Republikës Federale është vendimtar për të ardhmen e rajonin në Lindjen e Mesme, tha Lieberman gjatë një takimi me homologun e tij gjerman të  mbrëmjen e djeshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›