E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 31 talibanë të vrarë ngga sulmet ajrore

Të paktën 31 talibanë janë vrarë nga sulmat ajrore të ushtrisë pakistaneze, në pjesën veriperëndimore të vendit.
Administratorët lokalë politikë, Vaxhid Kan dhe Amir Gula, thanë se sot herët në mëngjes ka pasur sulme me bomba në rajonet fisnore Orakzai dhe Kurram.
Një zyrtar ushtarak, ka theksuar se bazat në qarkun Orakzai, që përdoreshin nga mbështetësit e komandantëve talibanë, Mullah Tufan dhe Mohejudin, janë shkatërruar.
Sipas këtij zyrtari, është e mundshme, që komandant Mohejudini të jetë vrarë.
Këto sulme u bënë pas luftimeve të ashpra në rrethin Kurram, ku trupat qeveritare të Pakistanit, dhe militantët, luftuan për një kodër strategjike, nga e cila shihen rrugët në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›