E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Japoni

Me mijëra persona  kanë protestuar në qytetin japonez të Ohit, kundër hapjes së reaktorit të parë bërthamor që prej krizës së një viti më parë në Fukushima. Një muaj më parë, kryeministri i vendit , Joshihiko Noda , kërkoi mbështetje për vendimin e rihapjes, duke thënë se energjia bërthamore ishte thelbësore për ekonominë e vendit. 
Megjithatë, grupet kundër kësaj forme të energjisë, nuk u ndikuan nga kërkesa e kryeministrit, duke dalë përsëri në manifestimet e tyre. Të 50 reaktorët në të gjithë Japoninë u mbyllën pas krizës bërthamore në Fukushima, e shkaktuar në mars 2011 nga një tërmet madhor dhe dallgët e detit që ai krijoi. Kjo krizë bërthamore konsiderohet gjerësisht si më e rënda që pas katastrofës së Çernobilit. Japonia është një vend veçanërisht i ndjeshëm ndaj energjisë bërthamore, duke qenë se u bë arenë e dy shpërthimeve në Hiroshima dhe Nagasaki, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shpërthime që i morën jetën mbi 200 mijë personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›