E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, dëmtohen mijëra manuskripte të rralla me vlera historike

Ndërsa në Egjipt kanë vazhduar trazirat, në Institutin e Egjiptit në shehsin Tahrir të Kairos, ka rënë zjarr, që thuhet se ka dëmtuar mijëra manuskripte të rralla me vlera të veçanta historike. Instituti, i ngritur me urdhër të Napoleon Banapartit, i cili ishte komandanti i ekspeditës franceze në Egjipt në vitet 1798-1801, mori zjarr gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave ushtarake egjiptiane gjatë fund javës.

Një ekip vullnetarësh kanë hyrë për të shpëtuar dokumentet dhe rreth 192 mijë librat që ndodheshin në bibliotekë. Mes dokumenteve të djegura është edhe një manuskript i rrallë 200 vjeçar. Në egjipt situate vijon të mbetet e tensionuar, me zhvillimin e protestave të nisura prej ditësh. Protestuesit në Egjipt janë përleshur ashpër me forcat e sigurisë dhe të paktën 13 persona kanë humbur jetën ditëve të fundit. Protestuesit kërkojnë që Këshilli ushtarak, i cili është duke udhëhequr vendin që nga largimi i Hosni Mubarakut, menjëherë t’ia transferojë pushtetin autoriteteve civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›