E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e Havel, Berisha homazhe në ambasadën çeke

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në ambasadën çeke në Tiranë në nderim të ish-Presidentit Vaclav Havel i cili ndërroi jetë ditën e djelë në moshën 75-vjeçare.

Kryeministri Berisha la edhe një shënim në librin e ngushëllimeve që ambasada e Çekisë në Tiranë ka hapur për nder të figurës së ish-presidentit Vaclav Havel.
 

Edhe liderë botërore kanë shfaqur respekt për Havelin, shumë nga të cilët e kanë quajtur figurë kryesore historike të shekullit 20.

Ndërkohë Republika Çeke ka filluar periudhën e zisë për të nderuar Vaclav Havelin, ish presidentin çek i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Për Havelin është rezervuar një funeral shtetëtor në Pragë të premten, ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë, në mesin e të cilëve edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
 
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›