Anan e Asad pajtohen për përfundimin e përleshjeve

I dërguari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Anan, tha se është rënë dakort me presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad për dhënien fund të dhunës në Siri.
Anan nuk dha detaje, por tha se do ta diskutojë këtë çështje edhe me opozitën e vendit.
Komentet e tij, Anan i bëri para gazetarëve në kryeqytetin sirian pas një takimi dy-orësh me Asadin.
Anan është hartuesi i një plani për paqe, ndërsa në intervistën e fundit dhënë mediave ndërkombëtare ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë e paaftë ta gjejë një zgjidhje politike për të ndalur përleshjet e përgjakshme në Siri.