E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, dorëzimi i pushtetit, në fund të muajit

Këshilli ushtarak në pushtet i Egjiptit konfirmoi se e ka në plan t’i dorëzojë pushtetin presidentit të sapozgjedhur deri në fund të muajit.

Media zyrtare citojnë një anëtar të lartë të këshillit ushtarak, gjeneral-majorin Mohamed al-Asar, të ketë thënë se kalimi i pushtetit do të zhvillohet në një “ceremoni madhështore.”

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë. Fituesi i balotazhit presidencial që u mbajt këtë fundjavë shpallet zyrtarisht të enjten.

Vëllazëria Myslimane, pretendon se kandidati i saj Mohamed Mursi, ka mposhtur ish-kryeministrin Ahmed Shafik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›