E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD në Gjykatë, më 20 qershor regjistrimi si parti

Oketa gjatë prezantimit të FRD-se

TIRANE- Gjykata e Tiranës shtyu për në datën 20 qershor kërkesën e deputetit Gazmend Oketa për regjistrimin në Gjykatë të partisë Fryma e Re Demokratike. Sipas Gjykatës, FRD-ja nuk kishte përcjellë të plotë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike në Gjykatë, ku theksohet se vendimi i Komisionit Nismëtarë të FRD-së duhej i plotë.

Gjykata ka administruar më parë materialet e paraqitura nga ana e kërkuesve, listën e plotë me 11 432 firmues që mbështesin regjistrimin e FRD-së, si edhe Statutin e partisë.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës, FRD shprehet se themelohet me vullnetin e lirë të 11 432 (njëmbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e dy) shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, mbi bazën e bindjeve, ideve dhe interesave të përbashkëta. U bë e ditur se disa prej firmuesve janë Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Edlira Gjoni, Belma Muka, Sali Shehu e Andi Seferi. Në preambulën e programit të saj FRD angazhohet të jetë parti e lirisë dhe e barazisë, parti e mundësive dhe e shanseve të barabarta për të gjithë. Sipas themeluesve të saj, FRD është parti e hapur për të gjithë shqiptarët, parti e mendimit dhe e veprimit progresiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›