E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmusen: M. i Zi dhe Bosnja përparim, Maqedonia vendnumëro për emrin

Mali i Zi ka bërë përparim të madh pas dhënies së Planit të Veprimit për Anëtarësim, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen. Sipas tij është bërë zbatimi i reformave të rëndësishme dhe Mali i Zi është padyshim në rrugën e duhur. Më tej ai shton se mbetet ende punë për të bërë, por përparimi është i dukshëm.

Sipas tij, edhe në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës është bërë përparim.

"Ne kemi miratuar Planin e Veprimit të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës një vit e gjysmë më parë, dhe do të aktivizohet në qoftë se ata zbatojnë reformat e nevojshme. Kohët e fundit, udhëheqësit politikë të Bosnjes arritën një marrëveshje për këtë qëllim. Ajo ende nuk është implementuar, por kur të bëhet kjo, do ta aktivizojmë planin”, tha Rasmusen.

Ndërsa, sa i përket Maqedonisë, Rasmusen kujton se që në vitin 2008 është vendosur për të filluar bisedimet për anëtarësim në NATO, me kusht që të gjendet një zgjidhje reciprokisht e kënaqshme për emrin e Maqedonisë.

"Për fat të keq, nuk ka përparim, por vendimi që kemi marrë 4 vjet më parë mbetet në fuqi," tha Rasmusen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›