E Diel, 1 Nëntor 2026

BB edhe 36.5 milionë euro për Kosovën

Kosova përfiton një grant tjetër, si mbështetje buxhetore në vlerë rreth 36.5 milionë euro. Kjo shumë është aprovuar me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore, marrëveshje kjo mbi Operacionin e Dytë për Politika Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm e që synon uljen e papunësisë dhe varfërisë në vend.
 

Financimi është bërë kryesisht nga Banka Botërore, apo 23 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej rreth 13.5 milionë eurosh janë ofruar nga donatorët bilateralë dhe multilateralë.
 

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters, ka thënë se ndryshimet në politikat fiskale gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar kanë bërë ekonominë e Kosovës mbi një bazë solide makroekonomike.
 

Sipas tij, më Programin Zhvillimor për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPP), i është dhënë një shtysë e rëndësishme Kosovës për sanimin e disbalanceve makro-fiskale dhe për të kapërcyer disa prej pengesave kryesore për krijimin e punësimit të qëndrueshëm.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, është zotuar në plotësimin e kritereve që përmban marrëveshja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›