Egjipt, ish ministri del para gjykatës
Ish ministri i Brendshëm i Egjiptit, Habib al-Adli ka dalë sot para gjykatës në Kajro, nën akuzat se ka urdhëruar të hapet zjarr ndaj demonstruesve që e përmbysën regjimin e presidentit Hosni Mubarak.
Raportohet se përveç tij janë akuzuar edhe gjashtë ish bashkëpunëtorë të ish ministrit.
Sipas një bilanci zyrtar, 846 persona u vranë dhe disa mijëra u plagosën gjatë 18 ditëve të protestave popullore që detyruan Mubarakun të largohet më 11 shkurt.