Medvedev: Çernobili na mëson që të jemi transparentë

Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Viktor Janukoviç dhe Dimitri Medvedev, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 25 vjetorit të katastrofës bërthamore të Çernobilit.
Më 26 prill, 9186, shpërtheu njëri nga reaktorët e centralit bërthamor, por autoritetet sovjetike të kohës, disa ditë nuk njoftuan për incidentin.
Medvedev tha se njëri nga mësimet e nxjerra nga Çernobili është nevoja për transparencë.
"Për të shmangur tragjedi të këtilla duhet gjithmonë ta tregojmë të vërtetën", tha presidenti rus.