E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja nga burgu afgan është ndihmuar nga brënda

Zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, tha se arratisja masovike e qindra talibanëve nga burgu në Kandahar me siguri është lehtësuar nga brënda.

Zyra tha se arratisja masovike përmes një tuneli "lë të kuptohet për bashkëpunimin dhe lehtësimin nga brendia e burgut".

Të dielën në mbrëmje, 488 të burgosur, shumica talibanë, ikën nga burgu në provincën Kandahar nëpër tunelin e gjatë 1 km.

Talibanët thanë se për hapjen e tunelit u deshën pesë muaj.Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se deri tani kanë kapur 65 të burgosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›