UNHCR: 30 mijë libianë në Tunizi

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara tha se numri i libianëve që kanë ikur nga rajoni i Maleve Perëndimore në Tunizinë jugore ka shkuar në rreth 30 mijë.
Zëdhënësi i UNHCR-së tha se shumica e refugjatëve janë berberë etnikë, të cilët kanë ikur nga luftimet dhe bombardimet.
UNHCR tha se po punon me agjencitë lokale për t`u ofruar ndihmë refugjatëve libianë në Tunizinë jugore.